Loading…

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe Ferizajt nuk ka asnjë pacientë të shtrirë për trajtim shkaku i COVID-19

  • 10/06/2021 | 14:01

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe Ferizajt nuk ka asnjë pacientë të shtrirë për trajtim shkaku i COVID-19

Institucionet shëndetësore kanë konfirmuar se në Qendrën Klinike Universitare po trajtohen 78 pacientë, të cilët janë të prekur me COVID-19, kurse në spitalet rajonale po trajtohen 36 persona.


Nga Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt kanë informuar se nuk kanë asnjë pacient të shtrirë për trajtim.

“Në bazë të raportit të punës për datën 10 qershor 2021, në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme tretman mjekësor po marrin 114 persona. Prej tyre, 35 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 85 nën asistim të oksigjeno-terapisë. Sa i përket spitaleve kemi 3 pacientë të shtrirë në spitalin e Prizrenit, spitali i Pejës kemi 19 pacientë, spitali i Gjilanit i kemi 4 pacientë, spitali i Mitrovicës me 4 pacientë, spitali i Vushtrrisë me 6 pacientë” thuhet në njoftimin e Shërbimi Spitalor Klinik Universitare i Kosovës.

Kujtojmë që ditëve të fundit kanë rënë dukshëm rastet me COVID-19 në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë