Loading…

Në sulmin e armatosur në Egjipt vdesin 26 persona

  • 26/05/2017 | 16:42

Në sulmin e armatosur në Egjipt vdesin 26 persona

Pakica krishtere egjiptiane, e cila përbën 10 për qind të popullatës së vendit, disa herë ishte në cakun e sulmeve të grupeve të armatosura.

Së paku 26 persona kanë vdekur, dhe disa dhjetëra janë plagosur në sulmin e armatosur në një autobus ku ishte grupi Kopta, ka konfirmuar zëdhënësi i ministrisë egjiptian të shëndetit.

Kopta’n e ka sulmuar grupi i meshkujve të armatosur, transmetojnë agjencitë shtetërore të Egjiptit.

Autobusi është sulmuar në rrugë për në manastirin e Shën Sami në krahinën Minya, 220 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Presidenti egjiptian në mars ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tremujore pas sulmit në dy kisha krishtere në këtë vend, në Tanta dhe Aleksandri, në të cilat kanë vdekur së paku 45 persona.

Grupi ISIL, i cili ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme në kishat kopte në Egjipt, ka kërcënuar me sulme të reja.

ISIL atëbotë ka kumtuar se sulmet në Egjipt i kanë kryer dy pjesëtarë të këtij grupi duke përdorur jelekë me eksplozivë.

Më herët, kah fundi i vitit të kaluar, në sulm në katedralen më të madhe kopte në Kajro janë vrarë së paku 25 njerëz derisa janë plagosur 49 të tjerë, duke përfshirë edhe shumë femra dhe fëmijë.

http://balkans.aljazeera.net/vijesti/egipat-u-oruzanom-napadu-poginulo-26-osoba

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë