Në “People’s Choice Awards” u mblodhën shumë njerëz nga bota e muzikës, modës dhe filmit dhe më së shumti vëmendjen tërhoqi këngëtarja Becky G, jo vetëm me paraqitjen e saj por edhe me atë çka tha, transmeton Gazeta Metro.
Edhe pse shumë super gra si Halle Berry dhe Scarlett Johansson kaluan në tapetin e kuq, këngëtarja amerikane Becky G tërhoqi vëmendjen më të madhe për shkak të tualetit që mbante.
Këngëtarja është shfaqur me një fustan që ka hutuar të gjithë të pranishmit. Krijimi me ngjyrë të verdhë të hapur dukej shumë femëror, por “i denjë”. Mirëpo, kur Becky u kthye në të djathtë të fotografëve, atyre u “ranë nofullat”. E çara që arrinte deri në bel zbuloi shumë më tepër nga sa prisnin të gjithë.
Fillimisht ishte e qartë se ajo erdhi në çmim pa brekë, dhe për shkak se dekolteja ishte shumë e thellë, të pasmet i zbuloheshin në çdo hap.
Këngëtarja ka kombinuar fustanin me sandale të zeza me platforma në taka të larta, të markës së njohur Jimmy Choo./gazetametro.net