“Rruga e botës së lirë” ofron një eksperiencë artistike të rrugëtimit nëpër mendjen e njeriut ashtu si është lindur e deri te kohët e situatat tjera jetësore kur fuqia e mendjes ndërton e shemb mure e pengesa të mëdha.
“Rruga e botës së lirë” është shfaqje e zhvilluar bazuar në personazhet që ballafaqohen me situatat liri-dashëse apo liri-mohuese brenda vetvetes. Është një trajtim artistik i qenies së lirë njerëzore në botën e lirë, në Siri, Gjermani, kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, Kosovë apo edhe cilido vend tjetër në botë. Fqinjët fiktivë të rrugës së Botës së lirë kanë të përbashkëta që përputhen në ngjashmëri por edhe ekstreme prej një vendi në një vend tjetër, prej një rrethane në tjetrën dhe prej një mendje në tjetrën. “Rruga e botës së lirë” ofron një eksperiencë artistike të rrugëtimit nëpër mendjen e njeriut ashtu si është lindur e deri te kohët e situatat tjera jetësore kur fuqia e mendjes ndërton e shemb mure e pengesa të mëdha.
Shfaqja “Rruga e botës së lirë” shafqet në Teatrin Oda, sot ditë e enjte ora 20:00 /gazetametro.net