Loading…
Në terr 48 milionë njerëz: Argjentina e Uruguaji mbeten pa rrymë, nuk dihet çfarë ka ndodhur |PAMJE
  • 16/06/2019 | 19:14

Në terr 48 milionë njerëz: Argjentina e Uruguaji mbeten pa rrymë, nuk dihet çfarë ka ndodhur |PAMJE

Disa qytetarë kërkojnë ndihmë nëpërmjet rrjeteve shoqërore, të tjerët mahiten se ja, po vjen fundi i botës , transmeton Gazeta Metro


Sot rreth orës 7 të mëngjesit sipas kohës lokale për shkak të rënies së rrjetit elektrik Argjentina dhe Uruguaji, si dhe pjesë të Brazilit e Oaraguajit, kanë mbetur pa anergji elektrike.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar ngecje në transportin hekurudhor dhe kaos në trafik në qytete, sepse semaforët kanë pushuar së punuari, njofton BBC.

Tash për tash nuk ka informata zyrtare se çfarë ka ndodhur, ndërsa vlerësohet se në Argjentinë e Uruguaj në terr janë rreth 48 milionë njerëz.

Banorët nuk dinë pse nuk kanë rrymë, ndërsa disa nëpërmjet rrjeteve shoqërore kërkojnë ndihmë. Një baba ka shkruar se ka vajzën e vogël me temperaturë 39 gradë, ndërsa jeton në katin e nëntë të ndërtesës dhe nuk mund të shkojë në ambulancë.

Të tjerë, ndërkaq, publikojnë mahi se si qartas po afrohet fundi i botës.

/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë