Loading…

Në Tiranë diskutohet terrorizmi dhe hapat kundër tij

  • 25/10/2019 | 11:55

Në Tiranë diskutohet terrorizmi dhe hapat kundër tij

Është mbajtur në Tiranë tryeza rajonale e ekspertëve për sfidat që krijon fenomeni i terrorizmit. Morën pjesë edhe përfaqësues të SHBA’së, NATO’s, BE’së, Mali i Zi , Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Në tryezë, ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova, u diskutua për sfidat që paraqet terrorizmi si fenomen dhe kthimi i luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në vendet e origjinës.

Tema kryesore që u trajtua në këtë forum ishte “Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për procedim, rehabilitim dhe ri integrim lidhur me rikthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë aktivitet, veç nikoqirit Shqipërisë dhe Kosovës, kanë marrë pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Ndërkohë që pjesëmarrës në tryezë kanë qenë edhe përfaqësues të NATO’s, SHBA’së dhe BE’së.

Në një panel të veçantë ka referuar përfaqësuesi i Kosovës, prokurori special Sylë Hoxha, ndërkohë që pjesëmarrësit kanë vlerësuar punën e organeve ligj zbatuese në Kosovë, në kthimin, rehabilitimin dhe ri integrimin e luftëtarëve terroristë dhe familjarëve të tyre.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj, që ka marrë pjesë në këtë tryezë rajonale, u shpreh se Shqipëria ka qenë aktive në përpjekjet rajonale dhe globale për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet terroriste. Lleshaj nënvizoi aktet ligjore të miratuara dhe strukturat e posaçme që ka ngritur Shqipëria, për t’i bërë ballë këtij fenomeni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë