Aktivistë të Vetëvendosjes në Shqipëri dhe qytetarë të tjerë kanë ndezur sot qirinj në homazhet për Astrit Deharin, i cili ka vdekur para dy ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Â
Në njërin nga sheshet e kryeqytetit shqiptar, është vendosur një transparentë me mbishkrimin “Drejtësi për Astrit Deharin”, një foto e tij, dhe një libër ku qytetarët do të mund të shprehin mesazhet e tyre.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka ndërruar jetë të shtunën pasdite në rrethana ende të pasqaruara .