Loading…

Në Tiranë për 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

  • 28/11/2016 | 21:13

Në Tiranë për 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është gjendur sot në Tiranë, në ceremoninë shtetërore kushtuar 104-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Tiranë.

Presidenti i Kosovës thotë se “Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes”.

Publikimi i plotë i Hashim Thaçit:

Me ftesë të presidentit Bujar Nishani, mora pjesë në ceremoninë shtetërore kushtuar 104-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Tiranë.

28 Nëntori është festë e rrënjosur thellë në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike. Ekzistenca e shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemi politik, rendi kushtetues dhe ideologjik, për shqiptarët kudo që jetonin, ka qenë shpresë, besim dhe ëndërr që një ditë do të arrinin aspiratën e lirisë.

Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes.

Sot, kur Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë, Kosova ka hyrë në 17 vjetorin e çlirimit dhe 9 vjetorin e pavarësisë.

Edhe Shqipëria, edhe Kosova, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e tyre, kanë shënuar ecje përpara.

Sot, shqiptarët në Ballkan janë faktor paqeje dhe stabiliteti.

Kosova dhe Shqipëria, me urtësi dhe përgjegjësi institucionale, shprehin interesim dhe mbrojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi e në diasporë.

Si dy shtete që kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me kombet përreth, janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës në harmoni me të tjerët. HTH

thaqi-ne-shqiperi-3 thaqi-ne-shqiperi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë