Albin Kurti, kryeministri i Kosovës sonte regjistroi një nga paraqitjet e rralla televizive në mediat vendore.
Ajo në një intervistë gati njëorëshe në Debat Plus, foli për dyvjetorin e qeverisjes, marrëveshjen e Ohrit dhe shumëçka tjetër rreth kësaj kohe në qeveri.
Megjithatë, është parë një reagim interesant përderisa Kurti ishte në intervistë, reagoi deputeti që shihet çdo herë e më larg grupit parlamentar të VV-së, Eman Rrahmani.
Rrahmani, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, shpërndau një thënie të Alija Izetbegoviç, në të cilën kërkohet që popullit t’i tregohet e vërteta, pavarësisht se sa e shëmtuar mund të jetë ajo.
Postimi i plotë:
Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.
Alija Izetbegoviç