Loading…

Në Veri sot u votua edhe me letërnjoftim të Serbisë, KQZ jep detaje

  • 19/05/2019 | 16:22

Në Veri sot u votua edhe me letërnjoftim të Serbisë, KQZ jep detaje

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e Veriut, serbët atje kanë shfrytëzuar votimin edhe me anë të letërnjoftimit të Serbisë, kështu të paktën kanë njoftuar komisionerët zgjedhor atje, transmeton Gazeta Metro.


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka treguar për problemet e raportuara për votime me letërnjoftime serbe, ajo tha se iu kanë dhënë instruksione komisionerëve dhe do të veprohet sipas ligjit.

“Nëse janë personat e njëjtë në listë të votuesve, do të vlerësohen, ndërsa nëse nuk janë në listë të votuesve nuk janë lejuar të votojnë. Ka pas raste që janë paraqit me dokument të Serbisë, por nuk ka qenë në listë të votuesve dhe nuk është lejuar”, ka thënë Daka, transmeton Gazeta Metro.

Daka, është shprehur se prej 57 mijë qytetarëve me të drejt vote deri në orën 15:00 kanë votuar 18 mijë e 729 qytetarë, apo 32 për qind.

E para e KQZ-së, përmes në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor në 44 qendrat e votimit në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka shkuar pa ndonjë problem të veçantë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë