Loading…

Në Vlorë 3 grabitje me armë brenda 24 orësh

  • 20/02/2017 | 12:18

Në Vlorë 3 grabitje me armë brenda 24 orësh

Qyteti i Vlorës është zgjuar  i terrorizuar mëngjesin e sotëm. Dy grabitje me armë kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa një tjetër ka ndodhur mëngjesin e djeshëm


Burime nga policia thanë se ngjarja a parë ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë një pikë karburanti.

Ndërkaq dy grabitje të tjera kanë ndodhur brenda 1 ore mëngjesin e sotëm, ky në të dyja ngjarjet kanë qenë dy persona të maskuar dhe me armë që u kanë marrë lekët e xhiros punonjësve të karburanteve.

Kështu në orën 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën “Transballkanike” dy persona të maskuar dhe me armë në dorë kanë grabitur një karburant. Burime nga policia u shprehën se grabitësit i kanë marrë rojës shumën prej 15 mijë lekës dhe më pas janë larguar, shkruan Syri.net

Por sapo ka kaluar 1 orë pas grabitjes së parë, ka ndodhur edhe grabitja e dytë. Po dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një karburant, ku kanë marrë një shumë prej 5 mijë lekësh.

Këtë herë grabitja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ndërsa për të dyja ngjarjet policia lokale ka bërë hetimet e nevojshme dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve të maskuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë