Loading…

Në zgjedhjet e Zvicrës garojnë gjashtë kosovarë

  • 19/10/2019 | 22:21

Në zgjedhjet e Zvicrës garojnë gjashtë kosovarë

Nesër shteti i Zvicrës përballet me zgjedhjet federale, ndërsa pjesë e kësaj gare zgjedhore janë edhe gjashtë kosovarë, transmeton Gazeta Metro.


Në zgjedhjet federale të Zvicrës do të konkurrojnë edhe 6 bashkatdhetarë në kantone të ndryshme.

Ata në mesin e premtimeve kanë veçuar trajtim më të mirë për personat me nevoja të veçanta.

Konkurrentet kosovarë që do jenë pjesë e kësaj gare elektorale janë Luan Bardhi është kandidat i vetëm shqiptar në Zvicrën franceze si pjese e partisë Liberale.

Islam Alijaj nga Cyrihu, person me aftësi te kufizuara thotë se nëse zgjedhet deputet do angazhohet për trajtim më të mirë per këtë kategori të shoqërisë zvicerane.

Në listen e kandidatëve për deputet federal është edhe Arben Bulakaj nga kantoni Sentgalen, Ylfete Fanaj, kantoni i Lucernit, si dhe dy candidate tjerë, Valentina Milici e Eduar Muqaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë