Loading…

Nëna e 19-vjeçares: Helmi në kos ishte për vjehrrin përdhunues

  • 07/07/2017 | 08:38

Nëna e 19-vjeçares: Helmi në kos ishte për vjehrrin përdhunues

Pak ditë më parë, në media u publikua tentativa që një vajzë 19-vjeçare bëri për të helmuar vjehrrën e saj.


I reja i hodhi helm të vjehrrës në gotën e kosit që ajo kishte kërkuar. Gruaja ishte bërë keq nga ana shëndetësore, por u shtrua në spital dhe u bë më mirë. Ajo foli në televizion se nusja e djalit kishte bërë një vepër të turpshme të cilin ajo nuk do t’ja falte asnjëherë, ndërkohë që bashkëshorti i saj, vjehrri i të resë, deklaroi në polici se 19-vjeçarja kishte një lidhje jashtëmartesore.

Por, mamaja e 19-vjeçares, pas lirimit të kësaj të fundit me ‘arrest në shtëpi’ ka bërë një rrëm shokues në media. Ajo ka deklaruar se helmi në fakt ishte i destinuar për vjehrrin e vajzës së saj, i cili kishte abuzuar seksualisht me të. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo kishte ndërmarrë këtë akt.

v Gruaja thotë se nuk ka asgjë me familjen e krushqëve, përveç vjehrrit përdhunues të së bijës. ‘Nëse drejtësia nuk vihet në vend, unë do e djeg me benzinë’ ka thënë gruaja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë