Loading…
Nëna e 9-vjeçarit që u dhunua në Fushë-Kosovë: E pashë vrasësin, hala pa e gjet trupin e djalit
  • 18/07/2019 | 17:49

Nëna e 9-vjeçarit që u dhunua në Fushë-Kosovë: E pashë vrasësin, hala pa e gjet trupin e djalit

Nëna e 9-vjeçarit K.Veseli, Makfire Ilazi i cili u dhunua për një koha dhe më pas u vra para disa ditësh në mënyrë barbare, ka treguar në detaje të gjithë ngjarjen e rëndë të birit të saj, transmeton Gazeta Metro.


Ilazi rrëfeu se si viktima, në këtë rast djali i saj, kishte dalur së bashku me të për të mbledhur lemenka e për të fituar pak para.

Viktima, siç thotë nëna e tij ka kërkuar që të qëndrojë edhe pak që të fitojë para, për të blerë ndonjë ushqim, kur nëna shkoi në shtëpi. I njëjti, pastaj nuk ishte kthyer më edhe pse familjarët e kanë kërkuar.

Nëna e viktimës, tutje tregon se e kishte parë të akuzuarin para se të gjendej trupi i djalit të saj.

“Unë tani e pash Sefedinin, pyeta ku ma ke lon djalin, ai u dridhke e ja therri me bicikletë’ ka thënë ajo.

‘Njani pastrues ma kish gjet djalin të kontienerët, e kish ngre jorganin i ka kamtë e djalit, po e ka thirr Policinë’, ka thënë ajo.

‘Unë po e lypi qat person që ma ka myt djalin. Për me ja fal kurrë e 700 vjet me ja fal, kurr e hiq. Edhe një fmijsë të djepit, kojshive amanet kom me jau lan, gjakun e djalit me ja nxerrë hakun’, ka thënë ajo.

Ndërsa i dyshuari për vrasje, sipas nënës së viktimës përveç dhunimit, edhe ka droguar viktimën.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 9 vjeçarit. S.O, i cili është arrestuar disa ditë pasi K.Veseli u gjet i vrarë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë