Loading…

Nëna e Astrit Deharit: Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit tim

  • 25/02/2017 | 12:44

Nëna e Astrit Deharit: Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit tim

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, në një konferencë për media, ku është prezantuar instituti që do të hetojë vdekjen e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, ka thënë se prokurori Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit të saj.


Ajo ka thënë se duan hetim të pavarur për këtë cështje, që të zbardhet vdekja e Astritit, por edhe të merret vesh për atë që i ndodhi Arbnor Deharit, djalit tjetër, që vdiq rreth tre vjet më parë.

“Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e Astritit. Nga Prizreni ka ardhur në Prishtinë”.

“A vdiq Astriti? A u vra? A u vetëvra? Ata që u morën me të e dinë më mirë”.

“Ne si prindër kërkojmë hetim të pavarur për këtë cështje. Djemtë tanë u vranë. Ende nuk kemi sqarim si vdiq Arbnori, e u bënë tre vjet që atëherë”.

“Nuk i kemi besuar hetimit të shtetit, pikë së pari pas rastit të Arbnorit. Pikë së dyti për arsye të deklaratave kontradiktore për rastin e Astritit. Nuk kanë pasur të drejtë të na i vrasin djemtë – shokët tonë, me të cilit kemi bashkëpunuar me bashkëshortin për 20 vjet”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë