Loading…

Nëna e Donjeta Pajazitit ka një mesazh për nënat shqiptare dhe institucionet e Kosovës

  • 05/06/2021 | 23:21

Nëna e Donjeta Pajazitit ka një mesazh për nënat shqiptare dhe institucionet e Kosovës

Nëna e Donjeta Pajazitit pati një mesazh për të gjitha nënat shqiptare dhe për institucionet e Kosovës.


Ajo porositi që nënat shqiptare t’i përkrahin vajzat e tyre, por gjithashtu edhe institucionet e Kosovës t’u japin më shumë të drejta grave.

“Së pari për nënat shqiptare t’i përkrahin vajzat e tyre, si dhe për institucionet e Kosovës që t’u japin të drejta më shumë gjinisë femërore”, është shprehur ajo në Dukagjin.

Në vitin 2018 nëna e Donjeta Pajazitit kishte thënë se kur e ka gjetur të vdekur të bijën, i ishte dukur sikur e ka gjetur të gjallë.

“Kur e kam gjetur të vdekur më është dukur sikur e kam gjetur të gjallë, veçse më është hequr derti i saj se nuk është në dorë të hasmëve. E kam ditur në atë moment që është zhdukur se ajo në dorë të një personi të keq është, sepse ajo nuk ka pasur shanse kurrë të mungojë një natë apo një orë pa u lajmëruar”, tha Lumnije Pajazitaj për Radio Evropa e Lirë.

Pak ditë pas gjetjes së trupit të Donjetës, në fund të vitit 2015, si i dyshuar kryesor për vrasjen ishte arrestuar N.P, kushëri i familjes Pajazitaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë