Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi, ka fituar postin e deputetes në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni.
E veçanta e kësaj është se ajo ka arritur të futet në kuvendin e Maqedonisë përmes një partie maqedonase. Bëhet fjalë për partinë kryesore opozitare, LSDM, të udhëhequr nga Zoran Zaev, raporton gazetametro.net.
Ajo ishte e vendosur e dyta në listën e njësisë zgjedhore nr. 6, që përfshin Tetovën dhe Gostivarin.
Përveç saj, deputet përmes LSDM’së është bërë edhe një tjetër shqiptar, dhe ai është Muhamed Zeqiri lojalist ndaj maqedonasve.
Partia LSDM e Zoran Zaevit, është trashëgimtare e Partisë Komuniste të Maqedonisë, e kohës së ish Jugosllavisë, e njejtë sikurse Partia Socialiste e Sllobodan Miloshevicit në Serbi, apo Partia Socialiste në Shqipëri.
Kasapi duke folur gjatë fushatës parazgjedhore kishte deklaruar se edhe më herët ka qenë e angazhuar në politikë, dhe kjo shumë vite më parë. Gjatë viteve 90’të thotë se ishte pjesë e partisë së parë shqiptare në Maqedoni, Partia për Prosporitet Demokratik. /gazetametro.net