Loading…

Nëna e të ndjerës Xheneta Gashi kërkon nga komuna 60 mijë euro kompensim (Video)

  • 22/01/2017 | 20:00

Nëna e të ndjerës Xheneta Gashi kërkon nga komuna 60 mijë euro kompensim (Video)

Tetë muaj qëkur vdiq  3 vjeçarja, Xheneta Gashi dhe që nga ajo kohë, askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë tragjedi.


Nëna e trevjeçares Xheneta, që humbi jetën nga rrënimi i një objekti në zonën historike, Lirije Gashi, tash jeton vetëm me djalin. Përveç drejtësisë, ajo po kërkon kompensim në vlerë prej 60 mijë eurosh nga ana e komunës së Prizrenit, raporton KTV.

Një kërkesë e tillë ende nuk u është drejtuar zyrtarisht autoriteteve komunale. Por zëdhënësi i komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë, se kjo kërkesë është e pakuptimtë nga ana e familjes.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, nuk ka kthyer përgjigje se çfarë saktësisht është duke ndodhur me këtë rast.

Derisa zyrtarë të opozitës e akuzojnë komunën që ka abuzuar me familjen e Xheneta Gashit.

http://www.dailymotion.com/video/x59bc9n_nena-e-xhenetes_news

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë