Loading…

Nëna e tifozët që Ronaldo i theu telefonin, kërkon dënim për yllin portugez

  • 26/09/2022 | 15:04

Nëna e tifozët që Ronaldo i theu telefonin, kërkon dënim për yllin portugez

Nëna e një tifozi autik të Evertonit, i cili pa telefonin e tij të thyer nga Cristiano Ronaldo, i ka bërë thirrje FA të ndëshkojë yllin e Manchester United.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili u përplas me tifozët pas një ndeshjeje të Premier Ligës në ‘Goodison Park’ në prill, është akuzuar pasi pamjet treguan se ai godiste një telefon nga 14-vjeçari Jacob Kelly.

Adoleshenti ka mbetur me një telefon të thyer dhe një dorë të mavijosur, ndërsa nëna e tij tani u kërkon autoriteteve përkatëse të marrin masa ndaj Ronaldos.

“Le të shpresojmë që ai më në fund të marrë dënimin e duhur. Sjellja e tij është e papranueshme. Unë jam duke u ndjekur nga njerëzit që thonë se po e zvarrit përsëri, por nuk dija asgjë për të. Ai duhej të ishte dënuar gjashtë muaj më parë. Djali im flet çdo ditë për atë që i ndodhi. Ai ende nuk e ka kthyer telefonin e tij”, ka thënë Sara Kelly për ‘The Mirror’, përcjell lajmi.net.

Kelly vazhdoi duke thënë se si portugezi mund të fle pasi ka sulmuar një fëmijë.

“Ai duhet të kishte paguar për këtë. Është ai që i shkaktoi të gjitha këto. Më huton – ai mund të sulmojë një fëmijë dhe të vazhdojë si zakonisht. Si mund të flejë natën duke ditur shqetësimin që i ka shkaktuar një fansi të ri?”.

Kujtojmë se Federata e Futbollit së Anglisë ditë me parë e kanë akuzuar Ronaldon për sjellje të pahijshme dhe të dhunshme ndaj fëmijës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë