Kanadezja dëshmoi se nënat janë superhero në të vërtetë pasi në mënyrë të pabesueshme e shpëtoi patën nga shqiponja që e sulmoi në oborr, transmeton Gazeta Metro.
Cait Oakley të mërkurën u ballafaqua siç e përshkroi vet një ngjarje jo e zakonshme. Ajo derisa po ushqente të bijën e saj 4 muajsh e vërejti një shpend grabitqar që po e sulmonte patën e saj në oborr.
Pa ngurruar fare Cait doli vrap me gjithë foshnjën në gji e zhveshur përpos në brekë dhe e përzuri shqiponjën.
Sipas saj ajo ishte e zemëruar pasi kishte humbur tre pula gjatë javës dhe kishte kujtuar se ishte një skifter që ia kishte mësyrë kafshëve të saj.
Në xhirim të kamerave të sigurisë shihet pata e quajtur Frenkie që ulërin nga tmerri para portës së shtëpisë. Papritmas shfaqet shqiponja krah hapur drejt dhe e kap me kthetra Franky dhe niset të fluturojë nga aty me prenë e tij.
@frankythegoose We have lost 3 chickens in the last week from what I was told was eagles which I believed hawks were preying on them but watch Frankie (our female goose) get taken. Mama bear mid breast feeding protecting her sweet Frankie. Officially living at a zoo #nature #geese #eagle #eagleattack #yyj #victoriabc #eagles #mamabear #geeseofinstagram #eaglesofinstagram #canadasnature #naturechannel ♬ original sound – Mikey
Grabitqarja nuk llogariti në Cait që doli me vrap nga shtëpia vetëm në të brendshme duke mbajtur beben e saj në krah. Shqiponja e lëshon patën e cila ikën brenda shtëpisë.
Frankie shpëtoi mirë dhe Cait vet mori shumë lëvdata në TikTok. Jo të gjithë heronjtë kanë nevojë për rroba shkruante një./gazetametro.net