Loading…
Nëna i nënshtrohet ndërhyrjes së rrallë, ia heqin fëmijën nga barku dhe ia rivendosin sërish
  • 12/02/2019 | 20:21

Nëna i nënshtrohet ndërhyrjes së rrallë, ia heqin fëmijën nga barku dhe ia rivendosin sërish

I largohet foshnja nga mitra për ta operuar, ia vendosin sërish në të për të vazhduar shtatzëninë, transmeton Gazeta Metro.


Një fëmijë i pa lindur ende, është hequr nga mitra e nënës së tij për trajtim dhe është rivendosur sërish si të mos kishte ndodhur fare.

Gjatë shtatzënisë Bethan Simpson mori lajmin se fëmijë e saj kishte një problem me shpinën që duhej rregulluar patjetër.

Në mënyrë që të shpëtonte, foshnja e saj e diagnoskuar me spina bifida duhej të hiqej nga barku i nënës të mjekohej dhe më pas të rikthehej sërish.

Spina bifida ndodh në rastet kur shtylla kurrizore e foshnjave nuk zhvillohet siç duhet ndërkohë që ato janë në barkun e nënës.

Nëse nuk riparohet problemi, fëmija mund të humbasë aftësinë për të ecur.

Kështu, foshnja u hoq nga mitra, iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u kthye sërish në mitër, ku do të qëndrojë për pjesën tjetër të shtatzënisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë