Loading…

Nëna që ‘ndjek’ mësimet së bashku me të birin: Thotë se e bën për këtë arsye

  • 22/09/2019 | 19:49

Nëna që ‘ndjek’ mësimet së bashku me të birin: Thotë se e bën për këtë arsye

Një nënë u bë pjesë e orës së matematikës në shkollën e  djalit të saj në mënyrë që ta ndalojë djalin e saj të jetë i pasjellshëm ndaj mësuesve, transmeton Gazeta Metro.


Djali i saj, në klasën e 8 kishte treguar shenja të një sjellje jo të duhur vitin e kaluar dhe kjo nuk u ndal kur u kthye në shkollë përsëri.Kërcënimet e nënës së tij për t’u ulur me të në klasën e tij bënë shumë pak për të penguar sjelljen e tij të gabuar.

Becky nisi të mbante kontroll mbi djalin e saj, pasi mori email nga mësuesi i tij për dy incidente të veçanta që e kishin futur atë në telashe të mëdha.

Ajo tha: “E gjitha filloi vitin e kaluar me ndryshimin e sjelljes së tij, është pjesë e rritjes unë mendoj, por është vrazhdësia dhe mosrespektimi i tij që unë nuk mund ta pranoj.Unë kam pasur telefonata një pas një në lidhje me sjelljen e tij.

Pasi ishte në kontakt me shkollën, ajo filloi  të vijë dhe të ulet me të gjatë kohës që ai ishte në shkollë.Shkolla e pranoi, dhe kështu mamaja e guximshme përshkoi portat e shkollës me një mision në mendjen e saj, të bënte atë që ajo thoshte gjithmonë se do.

Kujdestarja gjithashtu shkroi në rrjetet sociale për këtë gjë në mënyrë që të shpërndajë historinë e saj si një qëndrim kundër adoleshentëve të pasjellshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë