Politikani liberal serb Nnad Canak është ftuar nga policia serbe që të premten të paraqitet në stacionin e Novi Sad me kërkesë të ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro.
Nenad Canak ka deklaruar për televizioni serb Tv Happy se nuk e di se përse është ftuar në bisedë informative, por supozon se kjo ndonjë lidhje me qëndrimin e tij në Cetinë gjatë ceremonisë së kurorëzimit të klerikut të Kishës Ortodokse Serbe Joanikije si mitropolit i Malit të Zi.
“Nuk e di se çfarë duan nga unë, por mund të paramendoj se ka të bëjë diçka me prezencën time në Cetinë, me 4 dhe 5 shtator” ka thënë ai.
Canak përsëriti qëndrimin e tij se ishte në Cetinë për të mbështetur njerëzit që kundërshtojnë dhe mohojnë shtetin dhe kombin malazez.
“Kjo është e gjitha, asgjë më shumë” tha lideri i partisë Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës.
Me 5 shtator ishte kurorëzuar si mitropolit i ri i Malit të Zi dhe Bregdetit në Manastirin e Cetinës Joanikije. Kjo ceremoni u përcoll me incidente e trazira ku mbetën të lënduar rreth 70 persona.
Kisha serbe kundërshtohet nga shumë malazez dhe akuzohet se vepron në kundërshtim aktiv të vet shtetit malazez. Canak sa ishte deputet i kuvendit serb vitin e kaluar e kishte vlerësuar kishën ortodokse serbe si një platformë për shtimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan./gazetametro.net