Loading…

Nënkryetari i Trepçës flet për Erjon Kastratin: Nuk kishte çfarë të jap më tek Ylli, i pëlqeu atmosfera e Torcidës

  • 23/06/2022 | 22:11

Nënkryetari i Trepçës flet për Erjon Kastratin: Nuk kishte çfarë të jap më tek Ylli, i pëlqeu atmosfera e Torcidës

Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça, gjatë ditës së sotme njoftoi për marrëveshjen e arritur me basketbollistin e famshëm, Erjon Kastrati. Lidhur me këtë dhe me objektivat e klubit për të ardhmen, në një prononcim për Gazeta Metro ka folur nënkryetari i klubit, Lindrit Misini, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e Trepçës e cila humbi në finale të Superligës kundër Golden Eagle Yllit, i ka ‘rrëmbyer’ tani një ndër lojtarët më meritor që ata arritën të shpalleshin kampion për herë të dytë radhazi.

Për Gazeta Metro nënkryetari i klubit, Lindrit Misini, ka thënë se Kastrati vendosi të kaloi te mitrovicasit pasi kishte parë që nuk kishte çfarë të jep më për Yllin, dhe kishte fituar të gjitha titujt e mundshëm në Kosovë.

”Me Kastratin kemi qenë në bisedime edhe më në fund vendosi të vijë te Trepça. Ai edhe pse kishte qenë tek Ylli i kënaqur, por e ka parë që nuk ka çfarë të jap më aty. Dy titujt i ka marrë, kupën ballkanike e ka marrë dhe pastaj ka dëshiruar një aventurë të re,” tha ai.

Më tutje Misini tregoi se atmosfera e krijuar nga tifozët e tyre ‘Torcida’ në ndeshjet finale, kishte pasur një rol krucial për të arritur marrëveshjen me Erjon Kastratin, i cili kishte mbetur i habitur.

”E ka zgjedh Trepçën sepse i ka besuar projektit të kryetarëve dhe gjithqysh edhe për Torcidën sepse ka qenë i apasionuar me atmosferën e tyre në lojërat e ‘play-offit’ dhe kanë qenë edhe shumë arsye të tjera pse ka ardhur tek ne,” tha Misini për Metron.

I pyetur se cilat do të jenë objektivat e Trepçës për sezonin e ardhshëm, ai u shpreh tejet optimist duke lënë të kuptohet që do të synojnë të marrin të gjitha trofetë e mundshëm.

”Ne objektivat i kemi për tre titujt dhe ka gjasa që luajmë edhe në Euro Cup në kualifikime. Shpresojmë t’i marrim të gjitha kupat dhe të jemi skuadër e fortë si në Ligën Unike, Kupën e Kosovës, Superkupën dhe në Superligë,” deklaroi ai.

Pas zyrtarizimit të Erjon Kastratit filloi të qarkulloi edhe lajmi për marrëveshjen me basketbollistin tjetër të Yllit, Mikaile Tmusic, për këtë çështje nënkryetari tha: ”Kemi pasur një takim me të por ende nuk ka asgjë konkrete, mirëpo gjithçka mund të ndodh në javët në vazhdim.”

Trepça pas disa sezoneve të vështira në basketbollin kosovar, vitet e fundit sërish është bërë një ‘arrë e fortë’ dhe kjo u vërtetua më së miri vitin e kaluar, kur arritën në finale të Superligës pas 12 vitesh dhe fituan Kupën e Kosovës gjithashtu pas 12 vitesh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë