Loading…

Nënsekretarja e shtetit e SHBA’ve takon kryeministren serbe, ja çfarë është diskutuar në këtë takim

  • 25/09/2021 | 19:08

Nënsekretarja e shtetit e SHBA’ve takon kryeministren serbe, ja çfarë është diskutuar në këtë takim

Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland ka taktuar kryeministren serbe, Ana Bernabic ku kanë diskutuar edhe për çështjet Kosovë  – Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar Nuland nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka thënë se ka zhvilluar një takim të mirë me kryeministren serbe.

Ajo thotë të kenë diskutuar edhe për qëllimet dhe përgjegjësitë e Serbisë për anëtarësim në BE, integrim ekonomik, klimë dhe energji.

Por gjithashtu, Nuland thotë të kenë folur edhe për rëndësinë e rienergjizimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Takim i mirë me kryeministren serbe Bernabic në #UNGA76 për të diskutuar qëllimet dhe përgjegjësitë e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, integrim ekonomik, klimën, energjinë dhe rëndësinë e rienergjizimit të dialogut Kosovë – Serbi.”, shkruan Nuland.

Në anën tjetër, ky takim po ndodh kur në veri të Kosovës po vazhdon të ketë tensione midis dy vendeve si konsekuencë e vendimit të qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat.

Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën atje pas dy incidenteve që kanë ndodhur sot në Zveçan dhe Zubin Potok, ku janë djegur, gjegjësisht sulmuar me bombë Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Gjithashtu, gjatë ditëve të fundit, automjete ushtarake ajrore të Serbisë kanë fluturuar mbi pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjak. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë