Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit të tregtisë dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Metro.
Marrëveshja është nënshkruhar nga ministri në detyrë, Endrit Shala dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ky është njoftimi i Ministrisë:
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar edhe një hap më afër në fushën ekonomike dhe politike.
Në emër të Republikës së Kosovës sot kam nënshkruar marrëveshjen e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo marrëveshje e afron Kosovën edhe një hap më afër me shtetin mik, Britaninë.
Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, eliminimin e barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, të kontribuoj në zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore.
Po ashtu marrëveshja ka qëllim sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregti mes të dyja vendeve dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur dhe efikase të të drejtave pronësore intelektuale./gazetametro.net