Loading…

Nënshtrimi i Kurtit!

  • Nga

  • FLAMUR BEQIRI

  • 11/06/2021 | 14:12

Nënshtrimi i Kurtit!

LVV dhe lideri i saj, me veprimet dhe deklaratat politike, javëve të fundit, jo pa qëllim, tash edhe përmes përfaqësimit institucional në kuvend dhe qeveri, dhe figurave të veta politike, ka rikthyer polarizimin ekstrem dhe konfrontimet ekstreme politike të shoqërisë kosovare në jetën e tyre të përditshme.


Shkruan: Flamur Beqiri

Krejt këtë e bënë duke tentuar që një pjesë të madhe të kësaj shoqërie, ata të cilët nuk kanë votuar për të, ta bëjë bashkfajtore për proceset dhe ngecjet e mundshme politike të viteve të fundit. Në ndërkohë, me pretendimin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë duke e trajtuar si të kriminalizuar UÇK dhe rrjedhimisht luftën për lirinë e Kosovës dhe duke zhvleftësuar dhe në të njejtën kohë gjykuar të gjitha të arriturat e politikës Kosovare në 20 vitet e fundit, atëherë sjellja e tillë mund të cilësohet si nënshtrim total para Serbisë.

Pra, nënshtrim para atyre cilët më së paku i ka sfiduar gjatë tërë ekzistencës së vet politike. Ndërmarrjet e tij, kundër institucioneve të Kosovës, gjatë gjithë këtyre viteve, me Serbinë nëpër gojë, kanë qenë format nga më të vrazhdëta të populizmit ekstrem për dallim prej atyre të cilat sot i ndërmerr kundër Serbisë. Bile, sot, qasja e tij në raport me Serbinë ka ndryshuar rrënjësisht. Duke mos iu qëndruar besnik deklarimeve të tija jo vetëm elektorale por edhe qëndrimeve sa ishte në opozitë, Kurti transformohet nga një fanatik i diskursit të ashpër paraelektoral dhe opozitar, në një politikan të papërgjegjëshëm karshi shoqërisë kosovare e pa diskurs të qartë politik në bisedimet me Serbinë. Në shikim të parë duket si një politikan pa kauzë në një gjendje amorfe në mes të viktimës dhe të viktimizuarit e më së paku palë e barabartë.

Pra, sjellja e tij në raport me dialogun me Serbinë është më tepër individuale reaktive se sa një qëndrim konstistent institucional me një narrativë të pakuptimptë për të gjykuar gjithçka cka ka ndodhur 20 vitet e fundit. Tentativa për të krijuar një lidhje të fortë politike me Bashkësinë Evropiane duke lënë anash SHBA nuk mund të duket lëvizje menqur politikisht sepse në thelb, me apo pa vetëdije, në emër të antikolonializmit, fiktiv në këtë rast, sjelljeve të rrejshme neoliberale, zbehja e raporteve me SHBA është me rrezik jetik për Kosovën. Po në këtë rrafsh ishin edhe sjelljet e Kurtit gjatë qeverisjes së parë, dhe gjatë fushatës zgjedhore, duke refuzuar pjesmarrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka munguar gjuha ofenduese ndaj përfaqësuesëve të shtetit Amerikan e shumë deklarata të tjera të natyrës populiste deri në përgojime fëmijërore.

E për dallim prej Kurtit, qysh në fillet e rezistencës politike, përfshirë edhe luftën për liri, klasa politike dhe udhëheqja e UÇK, gjithmonë në krah të saj ka pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çdo marrëveshje e arritur për dhe me Kosovën garant ka pasur SHBA. Andaj lëvizjet e tilla janë të rrezikshme dhe të pamenqura, në mos të qëllimshme.

Në ndërkohë rikonfirmimi i urdhërit ekzekutiv për bllokimin e pronave dhe ndalimin e hyrjes për persona të caktuar nga Ballkani në territorin e SHBA-së, përveq tjerash edhe për mosrespektim të marrëvesjeve ndërkombëtare duket se nuk është i rastësishëm.

(Autori Flamur Beqiri, është në Kryesi të LDK’së në Prishtinë).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë