Loading…

Nëntë pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme të Kuvendit

  • 18/01/2017 | 16:38

Nëntë pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme të Kuvendit

Janë gjithsej nëntë pika të rendit të ditës që nesër (e enjte) do të kenë për diskutim para vetës deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e këtyre pikave është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

E po ashtu edhe debati parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky është rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  1. Koha për pyetje parlamentare,
  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
  1. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
  1. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë