Loading…
“Nëntor i ftohtë” pas çmimit në Gjermani, niset për në Austri
  • 18/04/2019 | 08:21

“Nëntor i ftohtë” pas çmimit në Gjermani, niset për në Austri

 Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë.


Regjisori Ismet Sijarina ka thënë se është i lumtur që puna e realizuar nga i gjithë stafi po kurorëzohet me sukses. Për ta është kënaqësi e jashtëzakonshme të kenë mundësi të ndajnë filmin me publikun dhe kritikën ndërkombëtare.

“Çka unë e shoh të rëndësishme është pjesëmarrja në top-festivale, ngase vetëm ta shfaqësh filmin në konkurrencë zyrtare të këtyre festivaleve për ne do të thotë shumë”, ka thënë Sijarina.

“GoEast”, edicioni i 19-të i të cilit ka përfunduar të martën mbrëma me ndarjen e çmimeve, është festival i përkushtuar ndaj përvojës kinematografike, zhvillimeve të reja dhe temave të rëndësishme, trashëgimisë artistike të filmit të vendeve të Evropës Lindore. Më shumë se 100 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër janë shfaqur gjatë shtatë ditëve të festivalit, i cili mbahet çdo vit në muajin prill që nga viti 2001. Është i angazhuar për ngritjen e vetëdijes publike, diversitetit dhe pasurisë e kinemasë.

Çmimi kryesor në këtë edicion të festivalit shkoi për filmin “Acid” nga Rusia, nën regji të Alexander Gorchilin. Agjenda e festivalit “GoEast”, e konceptuar si një forum i dialogut lindje-perëndim, dominohet nga pyetjet e identiteteve të shumëfishta evropiane dhe proceseve të transformimeve të shpejta sociale dhe politike.

“Nëntor i ftohtë” u dha premierë botërore në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit në Spanjë, në shtator të vitit të kaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë