Loading…

Neo-komunisti Bernie Sanders zyrtarisht shpallë kandidaturën për kryetar të SHBA’ve

  • 19/02/2019 | 13:11

Neo-komunisti Bernie Sanders zyrtarisht shpallë kandidaturën për kryetar të SHBA’ve

Senatori nga Vermonti, me pikëpamje të njohura si neo-komuniste, Bernie Sanders, ka vendosur të kandidojë përsëri për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Gazeta Metro.


Sanders sot zyrtarisht e nominoi vetën se do ta vazhdojnë revolucionin politik që e kishin bërë në vitin 2016.

“Ne filluam revolucionin politik në fushatën e vitit 2016, dhe tani është koha për ta çuar përpara atë revolucion”, ka thënë senatori Sanders.

Plaku 77 vjeç nga Vermonti, hyn në garë si një kandidat i fortë, i cili së bashku me ish-nënpresidentin Joe Biden, kryeson sondazhet në mesin e kandidatëve nga rradhët e demokratëve.

Ishte Sanders ai i cili ia hupi zgjedhjet Hillary Clintonit pasi ai kishte tërhequr pas vetës të gjithë ata që ishin anti-establishment. Kandidatura e tij bëri që të mos kishte entuziazëm se po bëhëj historia duke u zgjedhur për herë të parë një grua.

A do ta bëj kandidatura e tij që pësëri të fitoj Trump? Sigurisht se do ti ndihmojë. Kjo pak a shumë është vlerësimi i analistëve në mediat amerikane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë