Loading…
Nëpër sistemin tonë Diellor po kalon asteroidi i cili ‘vetëshkatërrohet’
  • 01/04/2019 | 09:29

Nëpër sistemin tonë Diellor po kalon asteroidi i cili ‘vetëshkatërrohet’

Asteroid Gault po vetëshkatërrohet. Fotografitë të cilat i ka bërë teleskopi Hubbe tregojnë se shkëmbi kozmik, i cili në pjesën më të gjerë është gati 9 kilometra, po lë copëra prapa vetes deri sa po kalon nëpër sistemin tonë Diellor, transmeton Gazeta Metro.

Asteroidi gradualisht po shpërbëhet, sepse drita e Diellit e ngroh sipërfaqen e tij, ndërsa kur sasi e mjaftueshme e ngrohtësisë e rrezaton sipërfaqen e trupit shkëmbor, kjo mund ta vërë në lëvizje asteroidin dhe ‘ta detyrojë’ të sillet. Me sjellje të mjaftueshme, copërat e shkëmbit masiv bijnë në kozmos. Në të vërtetë, asteroidi shpërbëhet, shkruan Mashable..

Sot teleskopët në Tokë e në kozmos (si Hubble 29-vjeçar) mund të kombinojnë vëzhgimet e tyre ashtu që shkencëtarëve t’u zbulojnë ngjarje që shihen rrallë.

“Asteroidë aktivë e jostabile, siç është Gault, vetëm tash po zbuklohen me ndihmën e teleskopëve të cilët e skanojnë të tërë qiellin, që do të thotë se asteroidët si Gaulti, të cilët sillen në mënyrë të parëndomtë, më nuk mund të na ‘ikin'”, ka thënë Olivier Hainaut, astronom i observatoriumit jugor evropian.

Secila nga vijat në fotografi rrjedh nga ‘dezintegrimet’ e ndara të asteroidit, në të cilat copërat, trualli e pluhiri nga Gaulti zhytën në Sistemin Diellor.

Astronomët mendojnë se ‘masa’ e vërtetë e asteroidit ka rënë në kozmos më 28 tetor të vitit 2018, e pasj kësaj më 30 dhjetor ka ndodhur edhe një shkapërderdhje e shkëmbit kozmik.

Gaulti, njëri prej 800.000 asteroidëve të njohur në brezin e asteroidëve të Sistemit Diellor, e përfundon sjellejn çdo dy orë. Kjo i mjafton për ta destabilizuar dhe të bëhet i gatshëm për rrëshqitje. E tëra i duhet është pak ‘shtyerje’.

‘Madje edhe një çrregullim i vogël, si goditja e një guraleci, mund të shkaktojë shkapërderdhje të asteroidit”, ka thënë astronomi Jan Keyna nga Universiteti i Havait./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë