Loading…

Nepotizëm: Ancelotti thotë se ai mund të jetë asistenti i tij dhe jo e kundërta

  • 30/11/2023 | 14:04

Nepotizëm: Ancelotti thotë se ai mund të jetë asistenti i tij dhe jo e kundërta

Carlo Ancelotti prej disa vitesh tashmë bashkëpunon në stafin e tij me djalin, Davide. Italiani është mjaft i kënaqur nga puna e djalit të tij, madje së fundmi shprehet se Davide mund të bëhet një trajner i madh pasi ka aftësitë e duhura për këtë profesion.


Ancelotti shkon edhe më tek kur shton se një ditë mund të jetë ai ndihmësi i Davides, dhe jo e kundërta.

“Davide është një trajner i ekuilibruar, serioz. Ai filloi si përgatitës atletik në PSG, pastaj me ne te Real Madrid. E di mirë se si është puna e një stafi dhe është rritur shumë.  e ushtron këtë punë prej dhjetë vitesh. Ai e bën pjesën më të madhe të punës në stërvitje. Si karakter më ngjason shumë.

Ka aftësitë dhe kapacitetin për të bërë një karrierë të shkëlqyer, për të mbijetuar në botën e futbollit dhe për të përballuar të gjitha momentet, të lehta dhe të vështira. Ka njohuri dhe karakter.

A do të pranoja të isha zëvendësi i djalit tim? Unë do ta bëja, nuk do të kisha asnjë problem. Ashtu siç më ndihmon ai sot, mund ta ndihmoj unë nesër. Nëse ma kërkon, do ta bëja”, u shpreh Ancelotti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë