Loading…

Nepotizmi, kushti kryesor për punësim

  • 31/12/2016 | 09:39

Nepotizmi, kushti kryesor për punësim

Një arsye e pakënaqësisë te të papunët kosovarë është humbja e besimit tek institucioni i konkursit publik. Të dhënat nga terreni tregojnë për një mungesë të theksuar të interesit dhe humbje të plotë të besimit te të papunët për të përdorur kanalet formale të aplikimit për punë.


47.6 për qind e të papunëve në Kosovë thonë se të njohurit janë mënyra e vetme për t’u punësuar në sektorin publik. 18 për qind thonë se për t’u punësuar në sektorin publik duhet të jepet ryshfet. Ndërsa, vetëm 11.4 për qind thonë se për t’u punësuar në sektorin publik duhet pasur njohuri në fushën ku aplikoni.

Megjithatë, më shumë qytetarë preferojnë të punojnë në Kosovë sesa të gjejnë punë jashtë vendit

60.2 për qind e të anketuarve preferojnë të gjejnë punë  brenda Kosovës, ndërsa vetëm 22.5 për qind e tyre kanë treguar preferencën e tyre për të punuar në ndonjë vend tjetër evropian. Një numër i konsiderueshëm i respondentëve kanë deklaruar se do të punonin më orar të plotë me një pagë prej 201 – 300 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë