Loading…

Nervozohet Challandes: Nuk jam i kënaqur

  • 10/10/2019 | 21:07

Nervozohet Challandes: Nuk jam i kënaqur

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili nuk ishte shumë i kënaqur me rezultatin e takimit.

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo, kundërshtari kur mbrohet, nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo është ajo që arritëm. E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse ne do ta mbanim topin dhe do të sulmonim, por ajo që mungoi ishte konkretizimi”, ishin fjalët e Challandes për Supersport Kosova.

Ky ishte një test i mirë për futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes, para ndeshjes shumë të rëndësishme, të cilën e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë