Loading…

Nervozohet hoxha: Ia ngjyrosin djalin për ‘Halloween’ pa lejen e tij, ia bëjnë si kungull

  • 31/10/2019 | 19:28

Nervozohet hoxha: Ia ngjyrosin djalin për ‘Halloween’ pa lejen e tij, ia bëjnë si kungull

Valdet Kamberi hoxhë në Correticë të Preshëvës, ka deklaruar se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë “ngjyrosur” për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij, transmeton Gazeta Metro.

Kamberi po thotë se ia kanë ngjyrosur dhe bërë djalin si kungull, sipas tij ata nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë pasi toka dhuron mjaft kungull.

Ai po ashtu ka thënë që nëse për festat e Bajramit i veshim vajzat tona me shami do të reagonin të gjithë kurse për fytyrat të cilat i maskojnë nuk reagon askush,.

Postimi i plotë i Valdet Kamberit:

Halloween-i paska mrri edhe në katund!

Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë. Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë. Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?! Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush. Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë