Loading…

Nervozohet Isa Mustafa: Xhelatja Mimoza Kusari po tregon kanibalizëm politik, strucat po heshtin

  • 03/08/2020 | 09:51

Nervozohet Isa Mustafa: Xhelatja Mimoza Kusari po tregon kanibalizëm politik, strucat po heshtin

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pasi deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se Kryeministri Avdullah Hoti duhet të shkarkohet pas infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se duhet të respektohet i sëmuri.

Tutje, ai i ka quajtur “struca” ata që nuk po reagojnë ndaj deklaratave të Kusarit.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/09/2020 | 17:13
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë