Loading…

Nëse Agim Ademi nuk jep dorëheqje, pritet ndëshkimi i rëndë i FFK’së nga FIFA dhe UEFA

  • 27/02/2020 | 13:27

Nëse Agim Ademi nuk jep dorëheqje, pritet ndëshkimi i rëndë i FFK’së nga FIFA dhe UEFA

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e tani pritet edhe dorëheqja e Ademit nga i pari i FFK’së, shkruan Gazeta Metro.

Pas vërtetimit të dënimit me burgim, Agim Ademi duhet të jap dorëheqje nga pozita e të parit të FFK’së sipas ligjeve dhe neneve Kushtetuese të Federatës, mirëpo nëse kjo nuk ndodhë atëherë pritet reagim nga jashtë.

Nëse Agim Ademi nuk do të jap dorëheqje, FIFA dhe UEFA do të kenë një ndëshkim të rëndë për FFK’në, pasi më kjo Federatë nuk do të jetë kredibile dhe transparente ndaj respektimit të ligjit, ku personat e prekur me aktakuza kriminale duhet të kenë duart larg futbollit.

FFK nuk duhet të ndëshkohet për veprat e Agim Ademit, FIFA dhe UEFA janë duke monitoruar situatën e cila po ndodhë me Federatën dhe do pritet që të ndërmarrë shumë shpejt hapat e parë ndaj shumë skandaleve që po e përcjellin nga brenda FFK’në, shkruan Gazeta Metro.

Thuhet se Agim Ademi duhet ta ndjekë shembullin e Sepp Blater, Michel Platini, Reinhard Grindel e shumë udhëheqësve të futbollit, të cilën në momentin që patën probleme me ligjin dhanë dorëheqje nga të gjitha pozita udhëheqëse të futbollit.

Të gjithë këto emra të përmendur më lartë patën dhënë dorëheqje duke respektuar ligjet dhe mbajtur krimin dhe korrupsionin larg futbollit.

Kujtojmë se vonesa dhe rezistenca e Agim Ademit për të mos dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të FFK’së po rrezikon që futbolli i Kosovës te ndëshkohet nga FIFA dhe UEFA.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë