Loading…

Nëse Ballkani është jashtë BE’së, përfiton Rusia dhe islami radikal

  • 30/11/2016 | 14:24

Nëse Ballkani është jashtë BE’së, përfiton Rusia dhe islami radikal

“Rusia dhe militantët islamikë mund të shtojnë ndikimin e tyre në Ballkan nëse Bashkimi Europian nuk i pranon shtetet ballkanike si anëtarë”.

 Është kjo deklarata që kryeministri Edi Rama dha gjatë një interviste për të përditshmen gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, citon Reuters. Ai është shprehur se është në interes të Unionit që shtetet ballkanike të bëhen pjesë e tij. “Ne duam qëndrueshmëri dhe siguri në Union dhe një Europë e sigurt nuk është e mirë nëse ka hapësira” është shprehur Rama.

“Në të kundërt ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktorë të tretë të cilët po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nga boshllëqet që krijohen brenda Unionit. Po flas për Rusinë, por po flas edhe për islamizmin radikal” shtoi kreu i qeverisë. Shtetet ballkanike janë të ngecura mes anëtarëve të BE si Greqia dhe Hungaria. Kroacia dhe Sllovenia janë tashmë pjesë e NATO-s dhe BE ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria po përpiqen të jenë pjesë e unionit.

Të gjashtë shtetet janë aktualisht në shkallë të ndryshe për t’iu bashkuar BE. Diplomatët nga këto shtete janë shprehur se për disa kohë Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e saj në shtete si Serbia,Mali i Zi, Maqedonia dhe tashmë edhe Shqipëria. Kryeministri Rama tha se, shteti i tij duhet të vijojë t’i afrohet pranimit në BE madje duke hedhur dyshime mbi aftësinë e bllokut për të pranuar anëtarë të rinj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë