Loading…

Nëse ka nevojë thërrasim ekspertizë ndërkombëtare për Deharin

  • 19/12/2016 | 15:40

Nëse ka nevojë thërrasim ekspertizë ndërkombëtare për Deharin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur për kundërshtimin që Vetëvendosje, i ka bërë seancës së thirrur për të diskutuar për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se këtë seancë nuk e kanë thirrur më herët shkaku se nuk kanë dashur të interferojnë në punën e gjyqësorit.

Ai ka thënë se nëse do të ketë të dyshuar, rasti do të shkoj deri në fund, por le ta harroj dikush që mundet me përdor për politikë.

“Nëse ka nevojë do të thërrasim edhe ekspertizë të vendeve më të fuqishme të botës”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka kërkuar që të mos shkohet me seancë të jashtëzakonshme pasi ka një peticion të nënshkruar nga qytetarët, por sipas Veselit, ky peticion nuk i drejtohet Kryesisë së Kuvendit.

“Më vjen keq që jemi përçarë kështu dhe më është krijuar përshtypja se dikush do të shfrytëzonte çfarëdo tragjedie për të ardhur në pushtet”, tha në fund Veseli.

Ndërkohë që edhe shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, pas mbledjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se propozimi që nesër të mbahet një seancë për vdekjen e Astrit Deharit, është për shkak se më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme.

Ai u ka thënë gazetarëve se një grup deputetësh të LDK-së dhe PDK-së, me nënshkrime kërkuan të ketë një seancë të jashtëzakonshme për t’u debatuar rasti Dehari.

“Më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme, ka pasur edhe abuzime publike me rastin Dehari dhe kërkojmë një debat normal dhe po ashtu institucionet e drejtësisë të kenë mundësi të marrin informacione shtesë.  S’kemi dyshim në organet e drejtësisë, po presim të kthehet përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pasi doli para kohe nga mbledhja dhe nuk arritëm të dakordohemi”, tha ai.

Pajaziti tha se i kanë 40 nënshkrime, ku pjesa dërmuese janë deputet të PDK-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë