Loading…

Nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin

  • 26/11/2016 | 09:16

Nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron liberalizimin e vizave dhe integrimin e saj të plotë evropian duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për Epokën e Re, Haliti ka thënë se BE-ja nuk ka kohë ta presë Kosovën derisa t’i përmbushë kriteret e kërkuara.

Ai ka theksuar se nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.

Sipas tij, në këtë çështje Kosova shpeshherë e fajëson BE-në pa të drejtë.

Haliti nuk ka shprehur optimizëm nëse do të ndodhë liberalizimi këtë vit.

“Janë disa arsye që tani është vështirë për ta zënën hapin që kemi humbur gjatë vjeshtës. Një ndër arsyet është se në vitin tjetër shtetet kryesore të BE-së kanë zgjedhje”, është shprehur Haliti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë