Loading…
Nëse ky njeri qëndron te Juventusi, Dybala do të largohet gjatë verës
  • 15/05/2019 | 17:04

Nëse ky njeri qëndron te Juventusi, Dybala do të largohet gjatë verës

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, mund të largohet gjatë verës nga Torino, nëse trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri, vendos që të qëndroj edhe më tej në krye të skuadrës, transmeton Gazeta Metro.


Paulo Dybala është një nga lojtarët më të pakënaqur nën menaxhimin e Allegrit, për shkak të minutazhës së lojës dhe qëndrueshmëria e Allegrit edhe më tej si trajner i klubit, mund ta largojë sulmuesin argjentinas nga “Zonja e Vjetër”, raporton Calciomercato.

Gjithashtu, edhe Massimiliano Allegri është i mendimit që Dybala të shitet, sidomos nëse një skuadër është e gatshme të paguajë shumën prej 100 milionë eurosh. Por, një pjesë e bordit të Juves nuk e dëshiron shitjen e tij, për shkak të cilësive të tij dhe se Dybala llogaritet si më i shtrenjti te Juventuesi, pas Cristiano Ronaldos.

Kohëve të fundit, Paulo Dybala po lidhet me një transferim te Bayern Munich ose Manchester United, por edhe Atletico Madrid raportohet se ka shprehur interesim për argjentinasin, pasi që Antoine Griezmann ka konfirmuar largimin e tij gjatë verës.

Pra, e ardhmja e Dybalas është në pritje dhe gjithashtu lidhet me të ardhmen e trajnerit, Massimilano Allegri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë