Loading…

Nëse në Iran shpërthen lufta, muxhahedinët shqiptarë janë gati për luftë: Stërviten çdo ditë

  • 28/01/2020 | 22:45

Nëse në Iran shpërthen lufta, muxhahedinët shqiptarë janë gati për luftë: Stërviten çdo ditë

Muxhahedinët, të paktën ata që jetojnë këtu nuk janë një forcë e armatosur. Gjithsesi në flamurin e tyre ata nuk e kanë hequr draprin, simbolin e punës, as yllin simbolin e revolucionit dhe as pushkën simbolin e luftës.


Top story pyet drejtuesin e tyre për Shqipërinë nëse ata janë gati të marrin pjesë në një konflikt të armatosur në Iran.

Si muxhahedinët që janë këtu, ka edhe më shumë brenda Iranit. Nuk është nevoja që të shkojnë në Iran, që këtu. Forcat në Iran janë të përhapura gjerësisht. Dhe janë pjesa kryesore e kësaj organizate” tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë

Me pak fjalë nëse ka nevojë për përdorimin e armëve kjo pritet që ta bëjnë ata që janë në Iran. Qëllimi kryesor i muxhahedinëve të Shqipërisë është që të ngrejë popullin e Iranit në protestë. Për momentin ata nuk kanë nevojë të përdorin plumbat. Arma e tyre është informacioni dhe muzika. Në fakt kampi Ashraf ka një studio muzikore të mirfilltë. Ata marrin mesazhe kundër regjimit, i kompozojnë në këngë dhe i dërgojnë në Iran që të dëgjohën nga të rinjtë.

“Një muzikant e kompozoi këtë këngë për njerëzit që vdesin për liri. Kënga nëse e përkthej thotë: nga gjaku i martirëve, lulet e lirisë po çelin. Çcfardo muzikë që luaj, ose kompozoj, këto janë fjalët e njerëzve në Iran të cilat nuk mund ti flasin. Sepse po ti flisnin do të vriteshin ose do të arrestoheshin. Jam shumë i nderuar që unë bëhem zëri i tyre”, tregon Kaymar Izadi, anëtar i OMPI-së

Muxhahedinët në Shqipëri kanë pasur deri më sot një marrëdhënie të mirë me qeverinë shqiptare. Por mbi të gjitha ata kanë mbetur të befasur nga mikëpitja që i ka treguar populli i Shqipërisë.

“Me kalimin e kohës, marrëdhënia jonë me shoqërinë dhe popullin shqiptar sa vjen e bëhet më miqësore. Kemi shijuar mikpritjen e popullit shqiptar. Ndonjëherë ndihemi sikur jemi mes popullit tonë në Iran. E shohim Shqipërinë si shtëpinë tonë të dytë. Edhe pse shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në Iran”, tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë