Loading…

Nëse nuk i paguhen 53 milionët Bechtel Enka’s, gjoba ka rrezik të rritet

  • 17/08/2018 | 10:29

Nëse nuk i paguhen 53 milionët Bechtel Enka’s, gjoba ka rrezik të rritet

Qeveria e Kosovës ende nuk ia ka paguar konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” 53 milionë euro si ndëshkim për mosrealizim të kontratës, por edhe për zgjatje punimesh më shumë se një vit.Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel Enka” nuk ka arritur t’i marrë 53 milionë eurot e kërkuara nga Qeveria e Kosovës si formë ndëshkimi për vonesa të pagesave.


Lajmin e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.Gjoba e caktuar prej 53 milionë eurosh ka rrezik të rritet nëse pagesa nuk kryhet brenda afatit të caktuar kohor.

“Jo, ende nuk është kryer pagesa. Ende është duke u shqyrtuar. Nuk e dimë ende kur do të kryhet pagesa, po e presim vlerësimin. Nëse gjoba nuk paguhet brenda afatit ka rrezik të rritet. Ende nuk e kam formatizuar marrëveshjen sa i përket kostos komerciale”, është shprehur Lekaj në një prononcim dhënë gazetës “Zëri”.

Me vendimin e ri të nënshkruar aneks kontrata zgjat afatin për përfundimin e punimeve të autostradës deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë