Loading…
Nëse nuk ndërtohet Termocentrali i ri: 37% e qytetarëve do të kenë mungesë të rrymës
  • 08/04/2019 | 15:10

Nëse nuk ndërtohet Termocentrali i ri: 37% e qytetarëve do të kenë mungesë të rrymës

Vendi i pestë në botë për nga rezervat e linjitit, vetëm në vitin 2017 kishte importuar 22% të rrymës për të furnizuar konsumatorët në vend. Kjo sasi e energjisë ka kushtuar hiq më pak se 70 milion euro, transmeton Gazeta Metro.

Raporte të ZRRE-së tregojnë se vlerat e importit të energjisë elektrike në 10 vitet e fundit tejkalojnë gjysëm milliard euro.

‘Kërkesa për energji elektrike në Kosovë rritet nga viti në vit. Momentalisht, prodhimi vendor në Kosovë e ka të pamundur të mbulojë kërkesën për energji elektrike, e kjo është problematike veçanërisht gjatë dimrit, kur edhe kërkesa është më e madhe dhe ndërprerjet janë bërë të zakonshme’, thuhet në buletinin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për sektorin e energjisë në Kosovë.

Në vitin 2017, 43% e kërkesës për energji elektrike në vend është mbuluar nga termocentrali ‘Kosova B’, 32% nga ‘Kosova A’ dhe vetëm 3% nga burimet e ripërtrishme të energjisë. 22% e energjisë së konsumuar është importuar.

Sipas strategjisë energjetike, në vitin 2023 pritet të bëhet dekomisionimi i termocentralit Kosova A, dhe zëvendësimi me termocentralin e ri ekologjik ‘Kosova e Re’, që pritet të sjellë burime stabile për furnizim të rregullt me energji elektrike për të mbuluar kërkesën në rritje.

Vendi parasheh edhe rehabilitimin e termocentralit Kosova B dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme të energjisë deri në 23%.

Pa termocentralin Kosova e Re, rreth 37% të nevojave vendore për rrymë mbeten të pambuluara andaj, ‘është jetik finalizimi i Kosovës së Re për të mbuluar këtë boshllëk’, thuhet në buletin.

Duke mbuluar këtë boshllëk, Kosova do të eliminojë nevojën e importit për të arritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike, informon MZHE përmes buletinit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë