Loading…

‘Nëse nuk restaurohet e shembë tërmeti i parë’- Faqja e zezë në Stamboll, Hagia Sophia i bien copat

  • 30/11/2023 | 18:26

‘Nëse nuk restaurohet e shembë tërmeti i parë’- Faqja e zezë në Stamboll, Hagia Sophia i bien copat

Tempulli më i famshëm i krishterë dikur, e famshmja “Hagia Sophia”, e konvertuar pas një urdhri të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në xhami, ka pësuar dëmtime. Në një video të kamerave të sigurisë të bërë virale, shihet se nga kupola e simbolit të Stambollit bien copëza suvaje mbi kokat e vizitorëve, duke i vënë ata në rrezik.


Gazeta turke Birgün vë në dukje se nga “Hagia Sophia” bien fragmente betoni. Besohet se pamjet janë filmuar në shtator të vitit 2022 dhe aty vizitorët shihen duke vrapuar të frikësuar.

Zyrtarë turq të cituar nga gazeta pohuan se “copa suvaje bien nga tavani për shkak të lagështirës së krijuar”.

Duke komentuar materialin vizual, kryetari i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Historisë së Artit (Sanat Tarihi Derneği STD), Serif Yasar, theksoi se “nëse Shën Sofia nuk restaurohet, ajo do të shembet me tërmetin e parë”.

“Kur Hagia Sophia ishte muze, pra para se të shndërrohej në xhami, kishte një këshill shkencor. Në mbledhjen e fundit para se të shfuqizohej, këshilli vendosi se Hagia Sophia është 1500 vjeçare dhe nëse nuk restaurohet sa më shpejt, do të shkatërrohet nga tërmetet. Grupe me jo më shumë se 25 persona duhet të pranohen brenda saj”, tha Yasar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë