Loading…
Nëse Sarri nuk e arrin këtë synim me Chelsean, ai do të zëvendësohet nga legjenda e klubit londinez
  • 23/03/2019 | 21:45

Nëse Sarri nuk e arrin këtë synim me Chelsean, ai do të zëvendësohet nga legjenda e klubit londinez

E ardhmja e Maurizio Sarrit te Chelsea është në rrezik pas rezultateve të dobëta të treguara nga trajneri italian me skuadrën angleze, transmeton Gazeta Metro.


Për momentin Chelsea janë jashtë top-katërshes në Premier Ligë, kurse mbeten ende në garë për të fituar Ligën e Evropës.

E pikërisht e ardhmja e Sarrit do të varet nga nga kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, qoftë duke fituar Ligën e Evropës apo duke u renditur në top-katërshe të Premier Ligës.

Nëse Sarri do të dështojë në arritjen e këtij synini, atëherë ai pritet të zëvendësohet nga Frankie Lampard, i cili mbetet ende njëri ndër më të dashurit për tifozët londinez.

Frankie Lampard aktualisht është trajner i skuadrës nga Championship, Derby County. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë