Loading…

Nëse vizitoni Stambollin, këto 5 vende duhet t’i shihni patjetër (Foto)

  • 18/04/2017 | 14:44

Nëse vizitoni Stambollin, këto 5 vende duhet t’i shihni patjetër (Foto)

Vendodhja strategjike e Stambollit, mes Europës dhe Azisë, e ka bërë të jetë një nga qytetet më të rëndësishëm të historisë. Lista e atraksioneve është shumë e gjatë, prandaj po veçojmë disa për ta bërë më të menaxhueshëm itinerarin tuaj.

Shën Sofia

istanbul-Hagia-Sophia-1112x630U ndërtua për të kryer shërbesa kishtare, u kthye në xhami dhe tani është muze. Për 1000 vjet me radhë është njohur si katedralja më e madhe në botë, derisa u ndërtua në 1507 katedralja e Shën Marisë, në Spanjë. E njohur veçanërisht për kupolën e saj gjigante, Shën Sofia është mishërim i arkitekturës bizantine.

Xhamia e Sulltan Ahmetit

istanbul-Sultan-Ahmed-Mosque-1112x630

Njihet nga të gjithë me emrin Xhamia Blu. Është ndëtuar në 1609 dhe vazhdon të përdoret gjerësisht si xhami. Pllakat Izink që e dekorojnë e bëjnë të duket edhe më blu se ç’është në të vërtetë.

Pallati i Dolmabahçesë

istanbul-Dolmabahce-Palace-1112x630

Pallati i lavdishëm i Dolmbahçesë dominon vijën bregdetare europiane të Bosforit. Ndërtimi i tij ka kushtur 35 ton ar, ose 1.5 miliard $ në vlerën e sotme. Pallati ka shërbyer si qendër kryesore administrative në ditët e fundit të Perandorisë Osmane.

Pallati Topkapi

Topkapi-Palace-Harem-Imperial-Hall-13

Pallati Topkapi për 400 vjet me radhë ka qënë shtëpia e të gjithë sulltanëve. Në 1923, pas rënies së Perandorisë Osmane u kthye në muze të epokës perandorake.

Kulla Galata

istanbul-Galata-Tower-1112x630

Është ndërtuar në 1348 në stilin roman. Thuhet se në fillim të viteve 1600 Ahmet Çelebi ka fluturuar nga maja e kësaj kulle sipër Bosforit, duke përdorur krahë artificial.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë