Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur menjëherë pas takimit që kishte me Lajcak dhe Escobar, ai ka thënë se nesër në takimin me Vucic do diskutohen dy tema të rëndësishme, përcjellë GazetaMetro.
Kurti tha për Kanal 10, se nesër në kuadër të bisedimeve me Vucic në prani të shefit të diplomacisë eusopiane, Josep Borrell, do diskutohen elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshje për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Janë dy tema të rëndësishme. E para është elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshje që duhet të jetë marrëveshje për normalizim të plotë në mes të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, me njohje reciproke, dhe tjetra është çështjet aktuale, ku natyrisht pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilateral me të gjitha vështirësitë që janë shfaqur kohëve të fundit”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Tutje ka thënë se Kosova më 1 shtator do të nisë implementimin e vendimit për targat.
“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim sovran i 29 qershorit. Jemi marrë vesh me partnerët evropianë dhe amerikanë që me datën 1 shtator vazhdon lëshimi i këtij dokumenti”, ka thënë Kurti.
Teksa ka vlerësuar se takimi ka shkuar mirë, ka treguar se takimi ishte përgatitor për takimin e nesërm.
Escobar deklarohet për takimin mes Kurti dhe Vucic: Ja çfarë pritet nesër nga këto bisedime