Loading…

Nesër e pasnesër vazhdojnë bisedimet Kosovë – Serbi

  • 15/11/2016 | 22:49

Nesër e pasnesër vazhdojnë bisedimet Kosovë – Serbi

Më 16 e 17 nëntor në Bruksel vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas medieve serbe, temë e bisedimeve do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve deri më tash, ndërsa agjencia beta saktëson se temë kryesore do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serb.

Delegacionin e Kosovës në këto biseda pritet ta udhëheqë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ndërsa delegacionin e Serbisë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën Marko Gjuriq.

Gjatë këtij takimi do të bisedohet edhe për marrëveshjet tashmë të arritura për telekomunikacionin e jurisprudencën.
Pardje u njoftua se Kosova e Serbia janë marrë vesh për zbatimin e marrëveshjes për telekomin.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë