Gjatë ditës së mërkurë mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00.
Ndërsa në mesin e 20 pikave të rendit të ditës, pika e 13-të ka të bëjë me Projektligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit.
“13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.